Në shumicën e rasteve, ekzistojnë disa paqartësi në lidhje me problematika që në pamje të parë mund të duken të thjeshta, por shpeshherë bëhen objekt i penaliteteve të ndryshme nga administrata. Disa nga këto paqartësi janë renditur dhe shpjeguar më poshtë:
Jo, nuk është kusht i domosdoshëm që pagat e punonjësve të kalojnë nëpërmjet bankës. Ato mund t’i paguani dhe cash, por nëse pagat nuk kalojnë në bankë, ato nuk njihen si shpenzim i njohur në plotësimin e bilancit dhe për rrjedhojë nuk njihen si shpenzim në deklaratën e tatim fitimit.
Jo, në vitin 2024 kjo procedurë ka ndryshuar. Tashmë, për t’u loguar fillimisht në sistemin e e-filling të tatimeve, duhet ose të futeni nëpërmjet e-Albanias së biznesit ose mënyra tjetër është nëpërmjet kodit fillestar që ju vjen me email nga QKB në momentin që aktivizohet NIPT-i.
Jo, një nga gabimet që bëjnë ekonomistët është që bizneset paguajnë sërish taksë ndërtese nëse në atë ambient më parë ka ushtruar aktivitet një biznes që gjatë atij viti e ka paguar taksën e ndërtesës. Kjo taksë paguhet vetëm një herë gjatë vitit dhe nëse pronari e jep me qira në disa individë të ndryshëm gjatë vitit, ata nuk kanë detyrimin të paguajnë taksën e ndërtesës tek tarifat vendore. Gjatë plotësimit të formularit kjo gjë duhet theksuar në aplikim që taksat e ndërtesës janë paguar më parë, ndryshe ato dalin sërish si detyrim për biznesin që po aplikon për tarifat vendore.
o, me ndryshimin e ligjit në lidhje me limitet ditore të parave që mund të mbajë një biznes në arkë, nuk i lejohet bizneseve të mbajnë para në arkë sa të dëshirojnë.
Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, deri në 2 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 150 mijë lekë.
Për bizneset me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 mijë lekë.
Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, mbi 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 mijë lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë. Shuma maksimale cash në arkë, sipas ligjit në fuqi, nuk zbatohet për bankat dhe institucionet e tjera financiare jobankare.
Tatimpaguesi që lëshon faturë dhe kryen transaksione këmbimi monedhe mund të përcaktojë maksimumin e arkës deri në shumën 5 milionë lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë. Tatimpaguesi që lëshon faturë detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, që përmes sistemit të fiskalizimit të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit. Gjobat e parashikuara në rast se tatimpaguesit kapen në shkelje variojnë nga 50 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.
Jo, pasi keni bërë aplikimin për çeljen e NIPT-it duhet të kontrolloni për aktivizimin e tij brenda 24 deri 48 orëve pune. Në momentin që NIPT-i bëhet aktiv nga QKB, nga ai moment keni 72 orë kohë për të bërë regjistrimin e administratorit në sistemin e-filling të tatimeve. Ky afat fillon nga momenti që është bërë aktiv NIPT-i dhe jo nga momenti që keni bërë aplikimin. Gjithashtu duhet të keni parasysh që NIPT-i nuk bëhet aktiv në sistemin e tatimeve në të njëjtën ditë me atë të QKB. Në shumicën e rasteve, në sistemin e tatimeve NIPT-i bëhet aktiv një ditë më vonë. Vetëm në rastin e administratorit keni mundësi që ta regjistroni atë brenda ditës, gjë e cila nuk lejohet kur regjistroni punonjës të tjerë, pasi në këtë rast regjistrimi duhet bërë të paktën një ditë përpara.
Jo, nëse një subjekt rezulton me detyrime qoftë edhe 1 lekë në sistemin e tatimeve ose detyrimet për tarifat vendore, atëherë nuk mund të bëni pezullimin e subjektit tuaj. Për të proceduar me pezullimin, duhet fillimisht të bëni pagesën e këtyre detyrimeve, të prisni disa ditë derisa të zerohen në sistemet përkatëse dhe më pas të ribëni aplikimin për pezullim.
Jo, NIPT-i i dalë si person fizik është unik dhe i përket vetëm një individi. Nuk mundet që të kalojë i njëjti NIPT dhe të transferohet në emër të dikujt tjetër, për sa kohë që biznesi është i regjistruar si person fizik. Nëse personi dëshiron të hapë një tjetër biznes si person fizik, duhet që fillimisht të çregjistrojë NIPT-in aktual dhe të bëjë aplikim për çeljen e një NIPT-i të ri pasi NIPT-i i mëparshëm të jetë çregjistruar nga sistemi. Kjo procedurë e çregjistrimit kërkon afërsisht 2 muaj.
Jo, nuk është e lejuar dhe e mundur nga ana ligjore që të ndryshojë statusi i biznesit nga person fizik në shpk ose anasjelltas.
Jo, një individ nuk mund të ketë 2 NIPT-e si person fizik, pasi sistemi nuk të lejon të regjistrosh një NIPT të ri si person fizik nëse ke një NIPT aktiv si person fizik. Por kjo nuk e ndalon individin që të hapë biznes të ri me NIPT të ri, por në një formë tjetër, si për shembull shpk. Në këtë shpk ai ka të drejtë të jetë edhe pronar përfitues dhe administrator nëse dëshiron. Pra, një individ mund të ketë më shumë se një NIPT, por nuk mund të ketë më tepër se një NIPT si person fizik.
Me ndryshimet e reja ligjore, çdo veprim ndryshues në veprimtarinë e biznesit që të miratohet nga instanca përkatëse duhet që fillimisht të nënshkruhet elektronikisht nëpërmjet e-Albania. Në këtë rast nuk përbëjnë përjashtim as pezullimi, çregjistrimi dhe as aktivizimi i biznesit pas një periudhe pezullimi të mëparshëm.
Jo, ky është një nga nënvlerësimet që bëhet më së shumti dhe bëhet objekt penaliteti në fund të vitit. Nëse subjekti ka qenë aktiv qoftë edhe për një ditë gjatë vitit, ai subjekt ka detyrimin ligjor që të dorëzojë bilancin në fund të vitit dhe deklaratën e tatim fitimit ose deklaratën e tatimit të thjeshtuar të fitimit për bizneset e vogla.
Edhe pse mund të keni qenë i regjistruar në ditë të ndryshme gjatë të njëjtit vit në dy subjekte të ndryshme, vitin e ardhshëm duhet plotësuar deklarata e të ardhurave personale. Për shembull, nëse në vitin 2024 keni qenë i siguruar nga data 1 deri në datën 10 në një subjekt dhe pastaj nga data 15 deri në 20 në një subjekt tjetër, dhe pse nuk keni qenë i dypunësuar në të njëjtën ditë, sistemi e cilëson dypunësimin nëse në një muaj jeni deklaruar në dy listëpagesa të ndryshme. Prandaj, në këtë rast dhe pse nuk keni qenë i dypunësuar gjatë atij muaji, por keni qenë në dy listëpagesa gjatë një muaji, duhet të plotësoni deklaratën e të ardhurave personale vitin e ardhshëm.
Jo, përfshirja e biznesit në skemën e TVSH nuk ka si kusht të vetëm importimin e produkteve, përveç xhiros të përcaktuar. Nëse importi i mallit nuk është për qëllim rishitje por është si investim në aktivet e firmës, pra nuk do të shitet por do të përdoret nga firma për mbarëvajtjen e aktivitetit të saj ditor, atëherë subjekti nuk përfshihet në skemën e TVSH, vetëm se këtë situatë duhet ta deklarojë me çështje në e-filing ose me shkresë të protokolluar ku sqaron se importimi përkatës është për aktive dhe jo për qëllim rishitjen e tyre.
Jo, biznesi nuk e ka detyrim të ketë ekspert kontabël vetëm se kalon në statusin biznes i madh me tatim fitim. Bizneset që kanë detyrimin ligjor për të bërë mbyllje bilanci me ekspert kontabël duhet të plotësojnë dhe kushte të tjera si vlera e lartë e shitjeve dhe vlera e lartë e aktiveve të cilat duhet t'i ketë në zotërim. Vetëm në këtë rast biznesi e ka detyrim ligjor të bëjë mbylljen e bilancit me ekspert ose studio kontabël, në të gjitha rastet e tjera deklarimet mund t'i bëjë vetë ose me një ekonomist që nuk e ka statusin e ekspertit kontabël.
Jo, dorëzimi i bilancit në QKB nuk është i detyrueshëm për biznesin, por mosdorëzimi i bilancit penalizohet me gjobë 60,000 lekë të reja. Megjithëse ka shumë biznese të cilat preferojnë të marrin penalitetin dhe të mos dorëzojnë bilancin e vitit ushtrimor. Afati përfundimtar i dorëzimit të bilancit është data 31 korrik e vitit pasardhës dhe biznesi duhet të jetë i pajisur gjithashtu me nënshkrim elektronik aktiv kur të bëjë dorëzimin e bilancit, në të kundërt ai nuk miratohet nga QKB. Duhet të keni kujdes në momentin që bëni dorëzimin pasi ka raste që bilanci nuk pranohet për gabime shumë të vogla por që mbetet në statusin "jo me sukses". Në këtë rast dhe pse e keni dorëzuar në QKB, nëse ju është rikthyer për problematika të tilla atëherë është njësoj si të mos e keni dorëzuar, për këtë arsye verifikoni me kujdes statusin e aplikimit derisa të thotë "pranuar me sukses".
Jo, një nga gabimet më të shpeshta të ekonomistëve është në rastin e deklarimit të shpenzimeve vjetore në bilanc ku në rastin e bizneseve që importojnë produkte ose në këtë rast automjete me vlerë reference, përfshijnë në shpenzimet e tyre vlerën e referencës së doganës. Ky është gabim pasi në këtë rast do ju dalë kosto e mallrave të shitura në fund të vitit më e lartë se xhiro vjetore dhe do dalë që keni shitur nën kosto. Pavarësisht se vlera e TVSH në doganë paguhet sipas vlerës reference të përcaktuar nga dogana, në kosto do të përfshijmë vlerën e blerjes së automjetit me faturën përkatëse. Kjo është një nga arsyet se pse bizneset që importojnë automjete dhe i shesin brenda vendit dalin në të shumtën e rasteve jo me pagesë TVSH, pasi vlera e blerjes së automjetit jashtë vendit është më e ulët se çmimi reference dhe për këtë arsye paguhet TVSH më tepër sesa vlera që do të paguhej nëse do operonim me çmimin e faturës.
Jo, në vlerën e kostos së mallrave të shitura nuk përfshijmë vlerën e TVSH, pasi është një shpenzim i transferueshëm dhe për këtë arsye nuk e përfshijmë te shpenzimet vjetore kur bëjmë pasqyrën e PASH.
Jo, sepse skema e TVSH funksionon në mënyrë të tillë që tepricat zerojnë detyrimet ose i zvogëlojnë ato dhe merren gjatë gjithë periudhës ushtrimore dhe në vijimësi. Në këtë rast, nëse muaji pasardhës është me tepricë dhe ai paraardhës ka qenë me detyrim, sistemi do bëjë rregullimet përkatëse mbasi të bëni deklarimin e TVSH mujore dhe do bëjë zbritjen e detyrimit të mëparshëm me vlerën aktuale të tepricës së TVSH.
Jo, ndryshe nga detyrimet për tarifat vendore të cilat pasi arrijnë 25% të vlerës së principalit ndalojnë, detyrimet tatimore të tipit sigurime shoqërore, TVSH, tatim fitim, tatim i mbajtur në burim, etj. nuk ndalojnë së shtuar vlerën e detyrimit pavarësisht vlerës që arrijnë. Edhe nëse e pezulloni aktivitetin ose bëni kërkesë për çregjistrim, nuk do të shtohen detyrime për muajt pasardhës, por kamatëvonesat e muajve paraprakë që keni lënë papaguar do vazhdojnë të ecin pavarësisht se statusi juaj mund të jetë kërkesë për çregjistrim.
Gjobat dhe penalitetet për deklarime të vonuara, etj., nuk kanë kamatëvonesa. Sado kohë që të kalojë nga vendosja e tyre, ato nuk e ndryshojnë vlerën fillestare të penalitetit të vendosur.
Po, si rregull ekziston mundësia që 10 ditë pas kalimit të afatit për pagesën e detyrimeve përkatëse, drejtoritë përkatëse tatimore mund të kërkojnë bllokimin e llogarive të subjektit për mospagese të detyrimeve tatimore të tipit sigurime shoqërore, TVSH, tatim fitim ose çdo detyrim tjetër që rezulton i papaguar. Por këto afate praktikisht varen dhe nga lloji i biznesit dhe përgjegjësisë tatimore që u takon. Administrata tatimore është më strikte në zbatimin e këtyre afateve kryesisht me subjektet që janë me përgjegjësi tatimore tatim fitim dhe TVSH. Sigurisht që këto subjekte kanë dhe detyrimin ligjor për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve në frekuenca mujore dhe jo 3-mujore siç i ka biznesi i vogël, por duhet theksuar se ky rregull nuk zbatohet në mënyrë të plotë dhe bllokimi i llogarive bëhet kur kalon një periudhë më e gjatë e moskryerjes së pagesës së detyrimeve.
Teorikisht llogaria bankare duhet të zhbllokohet në momentin që subjekti bën zerimin e detyrimit të tij, por praktikisht nuk ndodh kështu. Në seksionin "çështjet e mia" në sistemin e tatimeve është një mundësi që bizneset të kërkojnë lirim nga masat bllokuese pasi kanë bërë pagesën e detyrimeve. Ju mund ta bëni kërkesën përkatëse, por mbështetur në eksperiencën e deritanishme, nëse nuk paraqiteni në drejtorinë e mbledhjes së borxhit me një vërtetim që i keni shlyer detyrimet, zhbllokimi i llogarive nuk bëhet.
Nëse paguaj certifikatën elektronike nga llogaria ime nëpërmjet e-Albania, certifikata del më shpejt
Po, nëse paguani certifikatën elektronike nga llogaria juaj bankare nëpërmjet aplikacionit e-Albania, certifikata elektronike ju rinovohet brenda ditës. Ndërsa mënyra e pagesës së saj nuk është aq e thjeshtë si para disa vitesh nëpërmjet aplikacioneve bankare, përsëri nuk ka ndonjë problematikë për ta kryer nga e-Albania, nëpërmjet llogarisë.
Po, sistemi ju lejon që të bëni deklarimin e siguracioneve me vlerë 0 për muajin përkatës nëse listëpagesa juaj ka vetëm 1 punonjës, në këtë rast administratorin, dhe me kushtin që gjatë muajit të mos jetë kryer asnjë transaksion shitje ose blerje. Duhet të verifikoni me kujdes nëse nuk keni bërë transaksione, pasi në të kundërt mund të bëheni objekt verifikimi dhe rivlerësimi nga administrata tatimore.
Po, nëse një subjekt bën deklarimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me vlerë 0 për 12 muaj të njëpasnjëshëm, ai kalon në statusin pasiv nga administrata tatimore. Kujdes: subjekti juaj do të jetë pasiv vetëm tek tatimet, ndërsa në QKB do të vazhdojë të jetë aktiv dhe vitin e ardhshëm, nëse nuk keni bërë aplikim për pezullim dhe në QKB do të bëhen aktive tarifat vendore për vitin përkatës. Për pezullimin total është i domosdoshëm aplikimi në QKB, pasi mund të ketë raste kur subjekti rezulton me një status në QKB dhe status tjetër tek tatimet. Në këto raste duhen bërë sqarimet përkatëse për të shmangur problematika në të ardhmen.
Jo, me ndryshimet e fundit ligjore, deklarata e sigurimeve shoqërore nuk mund të ndryshohet sa herë të dëshironi. Pasi është bërë deklarimi fillestar i sigurimeve shoqërore, subjekti nuk mund ta ndryshojë deklaratën pa bërë një çështje ku të shpjegojë arsyen e ndryshimit. Vetëm pasi çështja merret në shqyrtim nga administrata tatimore dhe ata lejojnë ndryshimin përkatës, mund të bëhet ndryshimi i deklaratës në sistem.
Po, një punonjës mund të regjistrohet për një periudhë të mëparshme, por ky ndryshim do të shoqërohet me penalitetet përkatëse. Penaliteti i parë është për deklarimin e vonuar dhe është në vlerën 5000 lekë të reja. Nëse ka kaluar afati i pagesës së kontributeve përkatëse, subjekti do të paguajë edhe kamatëvonesa për pagesën e vonuar të siguracioneve. Këto kamatëvonesa janë vetëm për vlerën e papaguar të punonjësit të regjistruar me vonesë. Ndryshimi përkatës kërkon miratimin e administratës tatimore pasi fillimisht duhet të bëni kërkesë për ndryshim të deklarimit të sigurimeve shoqërore në muajin përkatës ku do të bëhet shtimi i punonjësit, dhe më pas ky ndryshim do të reflektohet në muajin pasardhës.
Bizneset kategorizohen me risk të lartë, të ulët ose mesatar në varësi të kushteve të ndryshme që ato plotësojnë. Industria ku bën pjesë dhe lloji i aktivitetit janë ndër ndikuesit kryesorë të përcaktimit të riskut, por gjithashtu ka edhe elemente të tjera që karakterizojnë një biznes nëse është me risk të lartë ose jo. Subjektet me risk të lartë janë ato që bëhen më shpesh objekt kontrolli nga administrata tatimore. Një nga faktorët që rrit riskun e biznesit tuaj është ndryshimi i shpeshtë i deklaratave të dorëzuara. Gjithashtu, deklaratat me 0, TVSH e vazhdueshme me kredi, humbje nga viti në vit etj. Për të shmangur këto problematika, jini të kujdesshëm në deklarimet fillestare dhe shikoni me kujdes gjendjen e biznesit gjatë vitit për të shmangur daljen me humbje kur në fakt ka qenë subjekt me fitim.
Nëse biznesi i vogël nuk bën plotësimin e deklaratës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, merr një vlerësim automatik nga sistemi i tatimeve në vlerën 25,000 lekë. Në momentin që bëni dorëzimin e kësaj deklarate, edhe pse ka kaluar afati, ky rivlerësim i sistemit do të zerohet, por ju do të merrni një penalitet prej 5000 lekësh për deklarim të vonuar.
Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts. Separated they live in Bookmarksgrove right at the coast
Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts. Separated they live in Bookmarksgrove right at the coast